Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Heidi dhe Romeo duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Pas përballjes që patën mbrëmë në dhomën e rrëfimin ku treguan pakënaqësitë dhe shkakun e ndarjes, teksa po bisedonin se bashku në dhomën e gjumit dyshja kamë akuzuar njëri-tjetrin për “dramën” që krijuan.
Romeo: Unë e nisa të thoja dy fjali, pastaj më pyeti Ledioni, e filluam të akuzojmë njëri-tjetrin pastaj, se unë nuk doja që të debatonim
Heidi: Unë u ktheva andej
Romeo: Edhe unë po flisja me duart poshtë, çfarë të bëj?
Heidi: Ti acarohesh, ti e humbe
Romeo: Hajde moj ti, ti ishe e para që u përgjigje
Heidi: Ti e fillove, ‘unë nuk po qesh më e’, ‘jam keq’, ‘jam i shkatërruar nga brenda.’.. dramatik i qelbur, idiot.
Romeo shpërthen në të qeshura
Mbrëmjen e djeshme Sara është surprizuar nga një adhurues sekret, i cili vendosi që t’a mbushë oborrin e shtëpisë me trëndafila të kuq. Ndërkohë gjatë një bisede me Roza Latin dhe Rike Roçin, këto të fundit e pyetën Sarën, ajo qesh dhe kërcen me trëndafilin në dorë, duke lënë të nënkuptohet se ai është i dashuri i saj Mesa duket Sara është në një lidhje jashtë shtëpisë, ndonëse gjatë hyrjes në BB VIP ka treguar se ajo është beqare.