Drake është një nga emrat më të njohur në skenën globale të repit dhe sigurisht një nga më të pasurit.
Lëvizja e tij e fundit më e fundit dhe që ka bërë bujë në mediat e huaja, është blerja e një unaze historike që dikur i përkiste ish-mbretit të repit amerikan, Tupac Shakur. Është një unazë prej ari që ka diamante dhe rubin dhe është projektuar nga vetë legjenda e repit.
Pak ditë më parë u bë e ditur se ishte shitur për 1 milion dollarë në një ankand në Nju Jork, por tashmë Drake e postoi në Instagram duke treguar se ai është pronari i saj i ri.
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s e kishte vlerësuar atë midis 200,000 dhe 300,000 dollarë, por çmimi gjatë shitjes u rrit edhe më shumë.