“Vitality Vibes” është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.
I ftuar në episodin e kësaj radhe ka qenë Dr.Skënder Brataj. Ai është Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Kohët e fundit janë shpërndarë disa foto në Instagram të Urgjencës Kombëtare me disa motorë. Është kjo një risi për këtë institucion? Ja si përgjigjet ai:
Është një risi, sepse fatmirësisht ne i kemi blerë, i kemi kompletuar dhe i kemi gati për shërbim. Është vetëm plani i përdorimit ku dhe i plotësimit të personelit. Të personelit, sepse motori ka nevojë për patentë. Por fatmirësisht, i kemi marrë me tre rrota që janë më të thjeshta për tu menaxhuar. Janë më të thjeshtë për tu lënë, me një buton qëndron. Nuk ka nevojë për këmbalecin siç e kanë zakonisht motorat, por që është një risi. Kanë qenë në standardet që kur kam ardhur dhe janë caktuar të gjitha llojet e mjeteve. Janë caktuar protokollet, mirëorganizimi, figurat profesionale, kurrikulat e tyre, pajisjet mjekësore, që të gjitha këto bashkë i bën edhe trajnimi. Kështu që edhe ambulancat se ju kujtohet si ka qenë gjendja e ambulancave.
Por çfarë kanë ndryshe këto motomjete nga ato që kanë qenë më parë?
Është një mjet i avancuar i dhënies së ndihmës së shpejtë. Që do të thotë kryesisht për kodet e kuqe. Aty ku rrezikohet jeta, sepse janë llogaritur që të kenë gjërat më të domosdoshme përveç se barrelës kuptohet që të transportohet pacienti.