Shtyhet seanca paraprake për çështjen ‘Metamorfoza’.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se ndërkohë që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar ish-prokurori Xhevait Lita, Oltion Bistri, ish-drejtor i forcave operacionale në Policinë e shtetit dhe Asmer Bilali.
Në seancë ka pasur debate mes palëve për mënyrën se si janë marrë komunikimet në aplikacionin e koduar Sky Ecc nga drejtësia shqiptare prej autoriteteve franceze. Në seancën me dyer të mbyllura siç raporton gazetarja Anila Hoxha ishte i pranishëm kreu i SPAK Altin Dumani. Në seancën paraprake organi i akuzës ka shpjeguar mënyrën si kane ardhur këto komunikime në vendin tonë që janë disponuar me letër porosi që mënyrë e konsideruar e ligjshme.
Sipas avokatëve, Prokuroria ka pranuar që janë përgjime dhe i gjithë diskutimi është juridik. Në seancë gjykim të shkurtuar ka kërkuar ish-prokurori Xhevahir Lita, Oltion Bistri dhe Asmer Bilali. Kërkesa e tyre do të shqyrtohet në treshen gjykuese. Biznesmeni Pëllumb Gjoka pritet t’i nënshtrohet gjykimit te zakonshëm siç edhe të pandehurit e tjerë.
Seanca u shty për shkak të mbarimit te orarit zyrtar dhe do të vijoje në datën 8 tetor.