Ribashkimi i “Real Housewives of Salt Lake City” u regjistrua më 6 janar, akoma pa një datë transmetimi. Përpos këtij lajmi të gjithë fansat nuk lanë edhe pa diskutuar veshjet e yjeve. Nëpërjmet një fotoje të gjithë arritën që të dallonin veçanërisht zgjedhjen unike të Jen Shah.
Një profil në rrjetin social Instagram postoi një foto ku kishte krahasuar me një nga persoanazhet e “The Emperor’s New Groove”, Yzma. Këtë krahasim mesa duket Jen nuk e priti mirë.
Jen vendosi që të jepte një sqarim në lidhje me këtë, duke thënë se ishte frymëzuar nga reperja e njohur Cardi B. Llogaria e fansave vendosi krah për krah Jen-it me fustanin e saj me pupla ngjyrë vjollce të errët nga Jean-Louis Sabaji me Yzma, e cila kishte veshur një numër të ngjashëm dhe me stil.
Ata kishin shkruajtur:
Qartazi Yzma nga Emperor’s New Groove ishte frymëzimi më i ri i ribashkimit të Jen.
Cardi B e veshi fustanin ngjyrë vjollce gjatë organizimit të “American Music Awards”.
Xhirimet u zhvilluan më 12 janar me problemet ligjore të Jen-it me shumë gjasa të mbuluara, pasi ishte pjesë e linjës së tregimit të sezonit të dytë. Jen me lot deklaroi pafajësinë e saj gjatë një episodi të shfaqjes, teksa fliste me bashkëshortin e saj Sharrieff Shah. Ylli 48-vjeçar dhe ndihmësi i saj Stuart Smith, u arrestuan në mars 2021 dhe u akuzuan për konspiracion për të kryer mashtrim dhe konspiracion për të kryer pastrim parash në lidhje me një skemë të supozuar telemarketing që mashtronte njerëz të pafajshëm, shpesh të moshuar.