Krist Aliaj është padyshim një nga personazhet televiziv që shkakton dinamika kudo. Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në studion e “Top Arena”, në Top Channel, ku ka habitur me deklaratat e tij. Ai u intervistua nga Alesia Bami, e cila i bëri disa pyetje pikante.
Kristi së fundmi ka qënë i ftuar në emisione të ndryshme dhe na ka habitur me deklaratat e tij, por këtë hërë ai na ka lënë vërtët gojë hapur. Mbrëmjen e djeshme ish-banori i BBV ka qënë i ftuar në emisionin “Top Arena” ku ka marrë pjesë në rubrikën “E vërtëtë apo gënjeshtër”. Në fillim të rubrikës ‘e vërtetë apo gënjeshtër’, Kristi shprehet:
Unë sot do të gënjej, le ta dijë edhe regjia. Sepse sot jam në mood për të gënjyer
I pyetur nëse u nda nga e dashura pasi donte që t’i merrte pronat, Kristi u përgjigj shkurt: “Po, e vërtetë”. Kuptohet që është një gënjeshtër pasi që në fillim ai tregoi se nuk do të thoshte të vërtetën.
Alesia: A është e vërtetë që u ndave nga e dashura se nuk të pëlqente parfumi i saj?
Kristi: Te femrat gjithmonë kam vlerësuar zgjedhjen e parfumit, por nuk jam ndarë nga një gocë se nuk ka pasur parfumin e duhur. Kam qenë afër
Alesia: Te lidhja jote e fundit ka ndikuar apo jo parfumi?
Kristi: Jo, absolutisht jo
Alesia: A është e vërtet që u ndave nga e dashura sepse doje ti merrje pronat? Për këtë dua një përgjigje të sinqertë
Kristi: Po, e vërtetë.