Me një pamje të pabesueshme janë përballur ekipet e shpëtimit në një fshat të Sidneit, në Australi, kur u thirrën për të nxjerrë një grua, e cila ishte bllokuar me kokë poshtë në një hendek të ngushtë midis dy shkëmbinjve, në përpjekje për të marrë telefonin që i ra aty.
Incidenti ndodhi në Hunter Valley, ku gruaja në fjalë po ecte me grupin e saj në një zonë të pyllëzuar rreth 120 km nga Sidnei. Gjatë shëtitjes, asaj i ra celulari në gropën në fjalë dhe u përkul për ta marrë dhe përfundoi me kokën e saj të futur në pykë midis dy shkëmbinjve të mëdhenj.