Nëse nuk e dinit aktori i njohur Matt Damon ka refuzuar të luajë në filmin “Avatar” të vitit 2009. Pranimi i këtij roli nënkuptonte 250 milionë dollarë fitime për aktorin. Damon është pyetur për këtë refuzim shumë herë pasi “Avatar” është filmi i dytë më i suksesshëm i të gjitha kohërave në arkat botërore. Matt ka thënë se:
Do të hyjë në histori. Nuk do të takoni kurrë një aktor që ka refuzuar më shumë para.
Në vitin 2009, “Avatar” fitoi rreth 2.7 miliardë dollarë. “Avangers: Endgame” e rrëzoi nga froni këtë film si më të suksesshmin një dekadë më vonë, por filmi i James Cameron gëzoi për shumë vite fronin. Në fakt Matt nuk pranoi sepse ai tashmë kishte një tjetër angazhim.
Ndërkaq, “Avatar 2” mund të duhet të thyejë disa rekorde, sipas regjisorit James Cameron. 68-vjeçari tha për Revistën “GQ” se filmi ishte shumë i shtrenjtë kur u pyet se sa kushtonte. Megjithëse nuk dha një numër të saktë në intervistë, ai bëri një analogji me shaka për të dhënë një ide të kostos.
Duhet të jetë filmi i tretë apo i katërt me koston më të lartë në histori.
Sipas Revistës “Variety”, filmi i parë “Avatar” është filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Intervista e regjisorit James Cameron në “GQ” doli në të njëjtën ditë kur u publikua ‘trailer’-i përfundimtar, vetëm një muaj para se filmi të publikohet i plotë.