Fashion

Doni që të gjithë të kthejnë sytë nga ju? Hidhini një sy modeleve më ‘in’ të rrobave të banjos këtë sezon!

Tani që sezoni veror ka ardhur daljet tona për ‘shopping’ janë më shumë në vëmendje të veshjeve që mund të veshim për pushime. Megjithatë, një ‘problem’ që merr shumë kohë janë përzgjedhja e rrobave të banjos. Cilat modele duken më mirë në trupin tonë dhe na nxjerrin format ashtu siç duam, çfarë është më shumë në modë këtë sezon, cila ngjyrë më përshtatet? Ndoshta nuk kemi përgjigjen e të gjithave, por mund t’ju ndihmojmë t’i përafroheni sadopak zgjedhjes tuaj.

Rrobat e banjos me lidhëse në qafë

Këtë sezon ndryshoni rrobat tuaja të banjos dhe zgjidhni një palë me lidhëse në qafë. Në rast se nuk keni një dekolte të theksuar, përzgjidhni një palë me mbushje, në mënyrë që të duket sa më mirë. Duken gjithashtu bukur për fotot në Instagram.

Rroba banjot e hapura në pjesën e përparme

Jemi mësuar me rroba banjot trupore të hapura në anë. Këtë vit provoni ato të hapura në pjesën e përparme. Ky detaj i hapur në këtë vend strategjik do t’ju bëjë të dukeni shumë ‘in’. Nëse doni mund ta vishni dhe me një palë xhinse të shkurtra për xhirot e pasdites.

Rroba banjot me print kafshësh

Siç e dimë, printet me kafshë janë shumë në modë dhe nuk kishin si të mungonin tek rrobat e banjos këtë verë. Zgjidhni një print që ju përshtatet më së miri dhe tërhiqni vëmendjen e të gjithëve kur kaloni.

Rrobat asimetrike të banjos

Këtë sezon body-t janë shumë në modë dhe sidomos ato me prerje asimetrike. Ato jo vetëm që i theksojnë shumë format tuaja, por edhe transformojnë rrobat e mërzitshme të bnjos që jemi mësuar të shohim.

Rroba banjot në ngjyra pastel

Sipas themelueses, Brittany Kozerski-Freeney të brand-it të mirënjohur të modës Jade Swim, ngjyrat pastel janë shumë në modë.

Për pranverë krijuam koleksionin me ngjyrat pastel dhe ka qenë një nga koleksionet më të shitura tonat. Klientet i kanë dashuruar ngjyrat pastel, të cilat nuk dalin kurrë nga moda dhe do të zënë gjithmonë një vend në dollapin tonë. Zgjidhni ngjyrën që përshtatet më shumë me ngjyrën e lëkurës tuaj.