Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.
Pas gjendjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një skaf, reagimet kanë qenë të shumta. Ndër shumë personazheve të njohur, ka reaguar edhe Donaldi me anë të një video të postuar në Instagram, ku i është drejtuar policisë detare, ministrisë dhe personave përgjegjës për këto tragjedi të vazhdueshme dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes të së ndjerës.
Tanimë jemi mësuar me postimet e tij që ‘fshehin’ diçka prapa tyre dhe një Instastory i publikuar para disa ditësh na tërhoqi vëmendjen. Teksa aktori postoi një ‘selfie’, krahas e shoqëroi me një mbishkrim shumë të çuditshëm: “Ëëëë mirë mos e vrit mendjen”. Syri ynë kritik dyshoi se mund të kishte lidhje me dikë dhe si gjithmonë nuk ka gabuar.