Celebrities Gossip Showbiz

Donaldi dhe Romeo nisin rrugëtimin e tyre me ‘Më lër të flas’ në Top Channel!

Donald Veshaj ishte finalisti i “Big Brother VIP” dhe padyshim më i përfoluri duke dalë dhe si personazhi më i kërkuar në Google për vitin 2021 në vendin tonë. Aktori është mjaft i përfolur për marrëdhënien e tij me dy vajza shumë të njohura të showbiz-it, Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj e gjithashtu për angazhimin e tij në muzikë së fundmi.

Por, duket se aktori nuk ka të ndalur me angazhimet e tij dhe në anën profesionale pasi ashtu siç ju premtua gjatë qëndrimit të tij në ‘BBV’ së bashku me të vëllain e tij dhe kolegun artistik, Romeon do të nisnin emisionin e tyre me frazën e famshme të Donaldit tanimë, ‘Më lër të flas’. E shumë pak ditë na ndajnë nga ky projekt i ri i vëllezërve Veshaj që do të nisë në Top Channel. Nga 29 prilli, çdo të premte dyshja më e përfolur e momentit do të jenë pjesë e medias tuaj më të dashur.

Normalisht që dyshja më e komentuar e momentit në showbiz-in shqiptar janë Bora Zemani dhe Donlad Veshaj. Edhe pse që pas afrimitetit të aktorit me këngëtaren Beatrix në shtëpinë e “Big Brother VIP” gjithçka u duk sikur mori një tjetër rrjedhë, mesa duket nuk ndodhi kështu. Pas përfundimit të “BBV” ngjarja ndryshoi krejtësisht. Donald Veshaj iu përkushtua muzikës.

Pas këngës së parë “Toxic Love” në bashkëpunim me Elgit Dodën, ai ka nxjerrë në treg edhe dy projekte të reja muzikore. Vetëm katër javë më parë publikoi “Nuk je”, një këngë që të gjithë fansat besojnë se është dedikim për ish-partneren, Bora Zemani. Por jo vetëm kaq.

Pak ditë më parë vëllezërit Veshaj dhe kantautori i njohur Elgit Doda sollë bashkëpunimin e tyre të radhës të titulluar “Picasso”. Të gjithë fansat menduan se ky është një tjetër dedikim për Borën ku edhe gjetën detaje të vogla që mendohet se kishin lidhje.

Gjatë një koncerti të zhvilluar së fundmi teksa po performonin në skenë të tre së bashku, Donaldi i pyet fansat se për kë e ka dedikim këngën dhe fansat të gjithë së bashku përmendin emrin e Borës. Donaldi pyet sërish se për kë dhe kur fansat thonë përsëri “për Borën” dhe ai shtoi “Ok, bëjani tag Borës”.