Donald Veshaj, i ftuar në ‘Cherry On Top’, mes të tjerash, ka komentuar lidhjen e binjakut të tij Romeos, me Heidin. Ai u shpreh se i pëlqen lidhja e tyre dhe se e përkrah këtë lidhje, për sa kohë edhe Romeo është i lumtur. Donaldi gjithashtu tregoi se ka patur komunikim të vazhdueshëm me mamin e Heidit, ndërsa realizuar edhe një lidhje telefonike LIVE.
Donaldi: Romeo i merr përzemër situatat që i ndodhin edhe për personin që ka në krahë dhe ai bën për atë person.
Bora: A të pëlqen romanca e tyre?
Donaldi: Normal që po, pse jo. Romeo është i lumtur dhe unë jam i lumtur për të.
Bora: Ka patur ndonjë komunikim me familjen e Heidit?
Donaldi: Po kam pasur një komunikim, kam folur me mamin e Heidit në telefon. Kemi shkëmbyer disa mesazhe lidhur me disa nga situatat brenda shtëpisë. Flasim atëherë kur duhet folur, për ndonjë situatë të caktuar.
Bora: Mund ta marrësh në telefon?
Donaldi: Me babain e Heidit s’kam folur kurrë, por me mamin e Heidit po.
Biseda në lidhje telefonike me mamin e Heidit
Mami i Heidit: Alo, Donaldi..
Donaldi: Alo, mirëmbëma si je? Po të marr nga emisioni i Borës.
Ilir Shaqiri: Mirëmbrëma, edhe nga krushqit nga Italia.
Donaldi: Është Ilir Shaqiri me ne, ishte një pyetje nga Bora, që çfarë marrëdhënie kishim bashkë.
Mami i Heidit: Po po , çdo gjë është okay.
Bora Zemani: Unë e dija, por më duhet ta bëja këtë pyetje. Të përshëndes shumë.