Donald Veshaj ishte finalisti i “Big Brother VIP” dhe padyshim më i përfoluri duke dalë dhe si personazhi më i kërkuar në Google për vitin 2021 në vendin tonë. Aktori është mjaft i përfolur për marrëdhënien e tij me dy vajza shumë të njohura të showbiz-it, Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj e gjithashtu për angazhimin e tij në muzikë së fundmi.
E me anë të një Instastory të bërë pak më parë, Donaldi u rrëfye si kurrë më parë te ndjekësit e tij. Ai tregoi se përpos gjithë çfarë ka treguar publikisht gjatë qëndrimit të tij në ‘BBV’ nuk dëshiron më që përflitet për jetën e tij personale.
Unë nuk ju njoh shumë ju por mund të them me bindje që ju më keni njohur disi mua. Në muajt e kaluar përpara syve tuaj kam ndarë një pjesë të vetës time; kam gëzuar, kam qarë, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar. Nuk kam folur që nga mbarimi i ‘Big Brother’ sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqijat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty; një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. ‘Big Brother’ ishte ‘fun’ dhe unë mendoj që i mora por dhe i dhashë maksimumin tim. E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e të respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që (bora- e vendosur me emoji) të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që une di dhe dashamirësinë që kam marr gjithë kësaj kohe të kem mundësi të jua kthej.