Siç pritej, Donald Trump mbajti fjalimin para mbështetësve në Palm Beach si president i ardhshëm. Ndërsa ecën i sigurt drejt marrjes së drejtimit të Shtëpisë së Bardhë pasi ka 267 nga 270 vota elektorale kundrejt 214 të rivales Kamala Harris, republikani tha se nuk kishte rrugë tjetër veç fitores. Ai u shpreh se është presidenti i 47-të i Amerikës e shtoi se kanë shkruar historinë.
Eshtë një epokë e artë për Amerikën dhe popullin. Unë do t’ju bëj krenar për votën tuaj. Le të ndihmojmë vendin tonë që të shërohet. Do të luftoj çdo ditë për ju dhe familjet tuaja. Një fitore politike që vendi ynë nuk e ka parë më parë. Filloi epoka e artë e Amerikës dhe e popullit amerikan. Fitorja e votës popullore, e mrekullueshme. Fitorja për popullin. Amerikën do ta bëjmë të madhe përsëri.
Po ashtu, Trump konfirmoi se republikanët kanë rimarrë kontrollin e Senatit Amerikan. Donald Trump u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.
Ai humbi rizgjedhjen ndaj rivalit presidentit Biden në vitin 2020 gjatë pandemisë globale të koronavirusit, por rikërkoi Shtëpinë e Bardhë në 2024 pas një fushate gati 2-vjeçare, duke u zotuar për ta bërë “Amerikën përsëri të Madhe”.
Trump njoftoi zyrtarisht fushatën e tij presidenciale më 15 nëntor 2022 vetëm disa ditë pas zgjedhjeve afatmesme. Ai bëri fushatë për një mandat të dytë dhe u fokusua në dështimet e administratës Biden-Harris. Ish-presidenti ishte në gjendje të tregonte përmbysjen e disa prej politikave të tij kryesore që lidheshin me arsyet pse inflacioni ishte rritur dhe pse kriza kufitare e SHBA-së ishte përkeqësuar.
Trump mposhti lehtësisht kundërshtarët e tij të cilët përfundimisht pranuan që ai të ishte presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke fituar çdo garë paraprake. Në Kongresin Amerikan, Partia Republikane mori kontrollin e Senatit. Megjithëse rezultati i disa garave ende nuk ka dalë, republikanët arritën të siguronin 51 vende në dhomën prej 100 anëtarësh të martën vonë.