Duke folur në Konferencën e Bitcoin në Nashville, Donald Trump premtoi ta bënte SHBA-në “kryeqytetin e kriptove të planetit dhe superfuqinë e Bitcoin të botës”.
Kandidati për Presidenti i SHBA siguroi gjithashtu se do të krijojë një këshill presidencial për kriptovalutat “me rregulla të shkruara nga njerëz që e duan industrinë tuaj, jo që e urrejnë atë” si administrata Biden-Harris, tha ai.
Trump është kandidati i parë presidencial nga një parti e madhe politike që e ka bërë Bitcoin dhe kriptomonedhën një çështje fushate, dhe presidenti i parë amerikan që foli në një ngjarje Bitcoin.
“Nëse kriptomonedha do të përcaktojë të ardhmen, unë dua që ajo të jetë e prerë dhe e prodhuar në SHBA”, tha Trump.
“Nëse Bitcoin do të shkojë në hënë, siç thonë ata, ‘do të shkojë në hënë’, unë dua që Amerika të jetë kombi që udhëheq rrugën.”
“Kurrë mos e shisni Bitcoin tuaj,” tha ai. “Nëse zgjidhem, do të jetë politika e administratës sime që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbajnë 100% të të gjithë Bitcoin-it që qeveria amerikane aktualisht mban ose blen.”
Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandidati republikan Donald Trump po përballet me një kundërshtare tjetër pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns njoftoi për mënyrat se si ekipi i ish Presidentit Trump po ndryshon fushatën për përballjen e mundshme me Nënpresidenten Kamala Harris. Ndërkaq, kjo e fundit pritet që të zgjedhë kandidatin e saj për postin e Nënpresidentit brenda datës 7 gusht.
Republikanët e kuptuan se trysnia e demokratëve ndaj Presidentit Joe Biden po çonte drejt tërheqjes së kandidaturës së tij nga gara zgjedhore.
Kur ai njoftoi largimin, ata vepruan menjëherë.