Bota Design

Donald Trump promovon koleksionin e orëve me emrin e tij! Sa do të shpenzojnë simpatizantët e ish-presidentit?!

Donald Trump ka siguruar ‘mall’ të ri për votuesit e tij, ora 100,000 dollarë me emrin dhe nënshkrimin e tij mbi to. Në faqen e internetit gettrumpwatches.com, mund të gjeni ‘Trump Victory Tourbillon’, një orë ari me detaje unike. Megjithatë, bëhet e ditur se janë vetëm 147 copë, pasi të shiten nuk do të ketë më.

Trump ka njoftuar po ashtu se së bashku me orën, klientët do të marrin edhe një letër të personalizuar nga Trump. Opsione shumë më të lira të quajtura ‘Fight Fight Fight’ janë gjithashtu të disponueshme – versioni ‘Onyx Gold’ për 799 dollarë dhe ‘Red Silver’ dhe ‘Silver Gold’ për 499 dollarë. Në faqen e orëve të Trump thuhet:

Orët Trump nuk janë projektuar, prodhuar, shpërndarë ose shitur nga Donald J. Trump, Organizata Trump ose ndonjë prej filialeve ose drejtuesve të tyre. TheBestWatchesonEarth LLC përdor emrin dhe ngjashmërinë Trump sipas një marrëveshjeje licence me pagesë që mund të përfundojë ose të revokohet në përputhje me kushtet e tij, orët e Trump janë të destinuara si artikuj koleksionistësh për kënaqësi individuale, jo për qëllime investimi. Këto ora nuk janë politike dhe nuk kanë të bëjnë fare me një fushatë politike.