Jo pak bujë bën “diss-et” e njëpasnjëshme që reperët po i drejtonin njëri-tjetrit përgjatë muajve të fundit.
Pikërisht, kur dukej se ujërat u qetësuan, reperi më i ri në treg, Don Xhoni po zgjedh ti trazojë sërish. Pas “goditjeve” në këngë nga të tjerë këngëtarë, ai është shprehur se do të thotë fjalën i fundit.
Gjithashtu, ka zbuluar edhe detaje nga ky projekt i ri i tiji, i cili do të jetë freestyle i titulluar “Un foli i fundit” dhe do të publikohet më 15 maj. Don Xhoni është shprehur se nuk do të jetë një diss, por do të “prekë” nga pak të gjithë ata që e kanë sulmuar.