Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Shpesh, Xhonatani na ka treguar natyrën e tij impulsive duke mos kursyer shpesh as thumbat apo ofendimet për ata që i dalin kundër. Së fundmi në rrjet qarkulloi një video ku dukej se reperi ishte gjendur në një situatë jo shumë të mirë, ku ai dukej teksa mbahej nga bodyguard-ët pasi po tentonte të qëllojë një tjetër djalë të panjohur për publikun. Video ishte e filmuar nga një club nate që ndodhet në Bruksel.
E disa orë më parë, reperi ka treguar të vërtetën e asaj video duke bërë gjithashtu dhe një thirrje për mediat. Me anë të një postimi në Instastory ai u shpreh se nuk ka pasur një konflikt mes tij dhe dikujt tjetër, por ka ndërhyrë për të ndarë të tjerë, teksa bodyguard-ët e kanë larguar artistin duke mos dashur që ai të përfshihet. Reperi nga Drenica gjithashtu kërkoi verifikimin e së vërtetës përpara se të publikohen lajme të rreme.
Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistave. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mosmarrëveshje. Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakuar në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast. I kërkoi mediave që para se të bëjnë një titull për të tërhequr klikime, të verifikojnë lajmin sepse sikur ata që kanë familje kam edhe unë, edhe çdo kush shqetësohet nga dezinformatat që nxjerrin. Respekt për organizatorin dhe menaxherin Besartin!
Vetëm pak muaj ka nga lançimi i projektit të tij më të fundit në bashkëpunim me këngëtarin dhe mikun e tij Butrint Imeri. ‘Corazon’ një këngë e cila padyshim theu çdo rekord duke numëruar miliona klikime në vetëm pak ditë. E duket se edhe pas një suksesi kaq të madh, reperi nga Drenica nuk e njeh se çfarë është pushimi duke na sjellë një tjetër surprizë.
Bëhet fjalë për këngën e tij më të re ‘Crypto’ që ka vetëm pak ditë që është publikuar. Me një videoklip shumë të veçantë që Xhonatani na e kishte paralajmëruar prej ditësh, ai ka arritur të ketë plot 1 milion klikime në vetëm 24 orë.