Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni ka një përgjigje për të gjithë ata që e akuzojnë për blerje klikimesh!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe pikërisht këtë na ka paralajmëruar reperi. Së fundmi Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. E duket se ky projekt i ri muzikor është pëlqyer menjëherë nga ndjekësit, pasi vetëm brenda tre ditëve ka arritur të kalojë 5 milion klikime në platformën YouTube dhe është bërë virale kudo në TikTok.

Por, debati që duket se nuk do të gjejë kurrë një përfundim është nëse artistët tanë i blejnë klikimet në këngët e tyre. E një nga këngëtarët që përflitet për një diçka të tillë është edhe reperi nga Drenica. Lidhur me këto akuza, Xhonatani ka ‘akuzuar’ mediat se nuk e përkrahin në punën e tij, por e bëjnë tituj portalesh vetëm për skandale. Gjithashtu, artisti ka reaguar edhe lidhur me akuzat për blerje klikimesh.

Kur kapet Don Xhoni me armë gjithë mediat e nxjerrin edhe e bëjnë skandal. Kur Don Xhoni bën 5 milion klikime për tre ditë dhe thyen rekord vetëm në mes të verës, asnjë media nuk tregon dashuri. Kjo puna fake, ç’fake është debat i thellë, ata që nuk ta kanë pranuar kurrë, ata nuk do ta pranojnë asnjëherë, as nuk më intereson ta pranojë ndonjëherë ajo shtresë. Është e thjeshtë, testi shumë i lehtë, dilni në rrugë shikoni çfarë po dëgjohet, klubeve, TikTok, kudo… 

Kujtojmë se para disa ditësh reperi është arrestuar dhe shoqëruar në rajonin policor në Kosovë, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje dhe fishekë. Policia e Kosovës ka dhënë edhe një version zyrtar lidhur me këtë çështje. Por duket se qëndrimi i Don Xhonit në komisariat ka qenë i shkurtër, pasi vetëm pas disa orësh reperi ka postuar një video në ‘Instastory’, brenda një makine duke treguar kështu se është i lirë. Dhe më vonë në një video live, publikisht për ndjekësit e tij tregoi se gjërat janë në rregull dhe se ka shumë respekt për policinë e Kosovës.