Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Mbasditen e ditës së djeshme reperi është arrestuar dhe shoqëruar në rajonin policor në Kosovë, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje dhe fishekë. Policia e Kosovës ka dhënë edhe një version zyrtar lidhur me këtë çështje. Por duket se qëndrimi i Don Xhonit në komisariat ka qenë i shkurtër, pasi vetëm pas disa orësh reperi ka postuar një video në ‘Instastory’, brenda një makine duke treguar kështu se është i lirë. Dhe më vonë në një video live, publikisht për ndjekësit e tij tregoi se gjërat janë në rregull dhe se ka shumë respekt për policinë e Kosovës.
Desha t’ju tregoja se gjithçka është në rregull, gjithçka është ok. Edhe respekt për Policinë e Kosovës se janë të gjithë të mirë. Faleminderit dhe për mbështetjen për këngën e re ‘Katile’.
E nga ditë në ditë, Xhonatani po na tregon se po i afrohemi publikimit të projektit të tij. Së fundmi, reperi postoi një video ku shfaqet duke improvizuar këngën ende të pa lansuar, krahas na ka zbuluar dhe pak nga teksti i ‘Katiles’ që duket se i dedikohet ‘zemrave të thyera’.