Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Shpesh në këngët e tij kemi dëgjuar fraza të cilat bëhen shumë të famshme, e ashtu si ka qenë një ndër to dhe kënga hit ‘Make a pose’. Kjo e fundit asokohe u bë virale, ku u kthye gjithashtu në një sfidë TikTok e zhvilluar nga shumë të famshëm edhe ndërkombëtar. Por, duket se sukseset e këtij djali kaq të ri në moshë nuk kanë të ndalur. Sërish po flasim për TikTok-un dhe mund të themi se tanimë është rikthyer në një fenomen. Hashtagu #donxhoni ka plot 1.8 bilion klikime duke shënuar kështu një super sukses.
Këtë e ka bërë me dije vetë Xhonatani nëpërmjet një Instastory.
E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë.
Megjithatë prej pak ditësh gjithçka mes tyre ka marrë fund. Kështu lanë në fillim të kuptohej përmes rrjeteve sociale. Ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin.
Më pas erdhi një reagim nga vetë Don Xhoni duke e pranuar gjithashtu publikisht.