Don Xhoni është padyshim një nga reperët më të mirë dhe më në zë të momentit. Çdo projekt i ri muzikor që ai publikon arrin të fitojë miliona klikime dhe të dëgjohet kudo. Jo vetëm kaq, por reperi i hit “Make a pose” ka arritur të dëgjohet në shumë vende të botës duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm në kaq pak kohë karrierë të tij.
Nga ana tjetër, Getinjo po ashtu edhe pse nuk është shpesh aktiv në tregun muzikor arrin të bëjë bujë sapo lançon ndonjë projekt të ri apo me deklaratat në rrjete sociale.
Dy reperët shpesh janë përfolur për këngët e tyre me mesazhe seksiste, e së fundmi në një emision të zhvilluar në Kosovë është diskutuar dhe kritikuar për këngët e tij. Pas kësaj, ai reagoi me anë të një Instastory duke u shprehur se “Nuk jemi rrugaçë vetëm pse kemi tatuazhe e bëjmë jetë të çrregullt”.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe Don Xhoni duke e mbështetur mikun e tij dhe duke ‘ironizuar’ të gjithë ata që i gjykojnë.
E kam një super ide për një video me 40 ruse krejt t’bardha si bora janë. Veç mi pa edhe krejt krejt komplet nudo duhet me qenë video. Si po të duket si ide? Emision 1 cent, emisio hajd të mbushim program t’ju kapemi njerëzve prej anakonde. Kjo është liria e të shprehurit, unë jam artist edhe kam me e fol atë që e kam n’zemër deri në ditën që do vdes.