Don Xhoni dhe Dhurata Dora janë ndër personazhet më në zë të showbiz-it dhe gjithmonë aty ku bashkohen dy figura kaq të dashura dhe të talentuara presim hite. Së fundmi, burime për Prive kanë zbuluar se dy këngëtarët po përgatisin një këngë së bashku, që do të lançohet në muajt në vijim. Ende nuk janë zbuluar më shumë detaje, se kur do të jetë data e publikimit apo se për çfarë zhanri do të jetë, por dimë të themi se jemi gjithë “sy e veshë” për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti. Na mbetet vetëm të presim!
Kujtojmë se kënga e fundit e Dhuratës ishte “Harrom” e publikuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Don Xhoni publikoi këngën e parë për këtë vit me titull “Maffia”, të cilat nga klikimet në YouTube rezultuan shumë të suksesshme.