I ftuar ditëm e sotme në “Lancio” ishte Don Phenom, për të folur për karrierën, bashkëpunimet, armiqësitë, por edhe jetën familjare teksa përshkroi ndjesinë e të qënit prind. Lidhur me planet e tij muzikore, çfarë zbuloi ai ekskluzivisht për TAR?!
Do të dalë një videoklip tjetër, një super bashkëpunim.
Ai gjithashtu u shpreh për Luizin.
Luizi është tipik shkodran me batutat e veta. Në çdo lagje i kemi të paktën 5 Luiza. Është vetë qyteti…
Këngë me Luizin?! Ja si përgjigjet Don Phenom.
Të shohim… You never know.
Ai u shpreh gjithashtu edhe për Unikkatil, teksa zbuloi planet e dyshes.
Me Unikkatil kemi disa këngë që do dalin. Janë dy këngë që do dalin shumë shpejt. Zakonisht Viktori nuk i bën me klipe, por me lyrics.
Po me Noizyn? A do të kishte një pajtim mes tyre?!
Kemi koncerte gjigante me Unikkatil nuk kam qejf të bëhem pjesë e stafit, nuk është diçka që e mendoj… Muzika është pak si politikë. Ndonjëherë dhe politikanët mblidhen, nuk jam kundër ideve ose konkluzioneve që bëjnë njerëzit. Thjesht nuk është diçka që e kam menduar vetë.
Së fundmi, ai tregoi ndjesinë e papërshkrueshme për të qenë baba.
Është kënaqësia më e madhe për të qenë prind, dashuria e prindit për fëmijën nuk përshkruhet. Familjen e vlerësoj më shumë se çdo arritje tjetër. Muzika është nga inspirimi dhe gjërat që shohim, që jetojmë, që na inspirojnë.