Gossip Showbiz

Doli paralajmërimi i Erit të Për’puthen, tani presim faktet…

Pas sherrit me konkurrentin e ri, Dorin, Eri u përjashtua nga “Përputhen” dy javë më parë. Mirëpo para se të ndodhte kjo ngjarje duket se Eri ka dashur të zhvillojë një takim të veçantë me një nga vajzat. Mbrëmjen e djeshme ai ka zbuluar se i ka kërkuar produksionit të bëjë një takim me helikopter, por ata nuk e kanë lejuar.

Eri ka mësuar se ky takim është realizuar nga një konkurrent tjetër dhe ka paralajmëruar se nëse takimi me helikopter do të transmetohet ai do të demaskojë emisionin. Por puntatën e sotshme ky takim është realizuar nga konkurrenti Princi, i cili ka surprizuar Jasminën…

Kam marr vesh që do bëhet takimi me helikopter, që mua s’ma lejuan ta bëj takimin me helikopter për shkak se s’donin që të merrja vëmendje, nëse del takimi nesër me helikopter unë do t’ju demaskoj komplet emisionin. Kaq po ju them. Të ma dini për nder se po ju paralajmëroj, -shkruan Eri.

Tashmë të gjithë jemi sy e veshë se çfarë do të nxjerrë Eri që mund të demaskojë programin…