Bota

Doli lakuriq në mes të parkut, arrestohet 26-vjeçari në Disneyland!

Një 26-vjeçar është arrestuar së fundmi në Disneyland pasi doli lakuriq ne park. Burri u arrestua nën dyshimin për sjellje të pahijshme dhe nën ndikimin e drogës. Disa të ftuar të Disneyland postuan në rrjetet sociale në lidhje me incidentin. Pamjet tregojnë të riun duke ecur mes parkut “It’s a Small World” ndërsa luan muzikë festive.

Rikujtojmë, se CEO i Disney, Bob Iger deklaroi para disa muajsh se kompania e tij do të reduktonte 7,000 vende pune. Shkurtimet në fuqinë punëtore globale të Disney janë pjesë e një nisme shumë miliarda dollarëshe për uljen e kostove që synon të thjeshtojë operacionet e kompanisë në një periudhë trazirash të industrisë së medias.

Sjellim në vëmendje se biznesmeni amerikan Ken Griffin iu dhuroi punonjësve të tij një udhëtim në Disneyland, për të festuar përvjetorin e kompanisë. Themeluesi i Citadel LLC, një fond mbrojtës shumëkombësh, ftoi 1200 punonjësit e tij dhe familjet e tyre të shijojnë Disneyland Tokio. Ai mbuloi të gjitha shpenzimet, udhëtimin, biletat e parkut tematik dhe pagoi për sigurinë e fëmijëve të tyre. Përveç kësaj, 55-vjeçari pagoi për koncertet private të Maroon 5 dhe Calvin Harris për punonjësit e tij.