Celebrities Gossip Showbiz

“Doli goca n’penxhere…”, Dafina Zeqiri publikon videon e Kreshnikut duke kënduar!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, çifti ka qenë shumë në vëmendjen e publikut e ditën e djeshme në ditëlindjen e saj, Kreshniku i ka propozuar për martesë, ku ajo ka thënë “PO“.

Së fundmi Dafina dhe Kreshniku kanë qenë të ftuar në dasmën e të afërmve të tyre dhe na kanë treguar disa momente nga festa dhe ‘look-u’ i tyre. Ndër to Dafina ka postuar edhe një video të saj dhe Kreshnikut, ku ky i fundit shfaqet duke improvizuar këngën “Doli goca në penxhere’ e dihet tashmë se Kreshniku dhe Dafina janë një çift i lezetshëm dhe gazmor.

@muzikshqip.news7

#dafinazeqiri #love #muzikshqipnews #foryou #dashni #love

♬ original sound – muzikshqip.news 🇦🇱🇽🇰

Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se Dafina është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin. Sipas spekulimeve, thuhet se artistja është në javët e para të shtatzënisë. Së fundmi Dafina ka dhënë një deklaratë, ku theksoi se kjo është një temër tepër personale dhe se ajo do ta zbulojë për publikun në momentin që do të ndodhë.