Celebrities Fashion Showbiz

Dolce & Gabbana dhe Kim Kardashian bashkëpunojnë për një koleksion të ri?

Marka luksoze italiane Dolce & Gabbana dhe krijuesja e markës Skims, Kim Kardashian, kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim të ri, duke sjellë një koleksion që përqendrohet në krijimin e një estetike të freskët dhe një çmim më të përballueshëm për të dyja markat. Ky partneritet synon të tërheqë klientët e Dolce & Gabbana dhe Skims, duke ofruar një përvojë të re dhe unike të modës.


Në një deklaratë, Kim Kardashian shpjegoi se kjo është një mundësi për të “zgjeruar estetikën tonë”, duke kombinuar stilin italian të Dolce & Gabbana me komoditetin dhe formën që karakterizojnë produktet Skims. Ajo shtoi se për këtë koleksion janë përdorur elementë të rinj dhe të ndryshëm, duke i dhënë një pamje sensuale dhe fuqizuese.

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, krijuesit e markës italiane, shpresojnë që ky bashkëpunim të tregojë një anë ndryshe të Dolce & Gabbana, duke e bërë atë më të aksesueshëm për një audiencë më të gjerë, falë çmimeve më të arsyeshme.

Kemi mundësinë të arrijmë miliona klientë me një çmim më të përballueshëm

– tha Grede, duke theksuar mundësitë e reja që ofron ky projekt.

Koleksioni përmban një gamë produktesh, me çmime që variojnë nga 50 deri në 700 dollarë. Ai bashkon stilin klasik dhe lozonjar të Dolce & Gabbana me dizajnet e ngushta dhe sensuale të Skims.

Një nga veçoritë më të dukshme të koleksionit është përdorimi i printit të famshëm të leopardit të Dolce & Gabbana, i cili tani është i pranishëm në koleksionin “Skims Classic Cotton”.

Ky bashkëpunim sjell një përzierje të stilit të jetës luksoz italian dhe prakticitetit të markës amerikane, duke ofruar një mundësi të re për ata që duan të kombinojnë komoditetin me modën e lartë.