Art & Kulturë Celebrities Film & Tv Pardon My French Showbiz

Dokumentari me në fokus arbëreshët, Lorik Cana zbulon gjithçka rreth projektit të veçantë që po sjell…

I ftuar emisionin “Pardon My French” ka qenë Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares sonë të futbollit ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në lidhje me projektin e tij më të ri për shqiptarët dhe arbëreshët në Siçili dhe në Kalabri. Një dokumentar shumë interesant i cili ka nesër premierën e tij.

Si erdhi e gjithë kjo ide dhe cila ishte ajo ‘shkënndija’ për Lorik Canën që i dha shtysën për ta realizuar këtë projekt?

Dokumentari, një nisje që është pjesë e një panorame pak më të gjerë që unë e kam në aktivitetet e mia sidomos pasi e kam lënë futbollin në 2016. Është pjesa e fondacionit “Lorik Cana 5” është i ndarë në dy fusha krysore, e para e sportit për promovimin e tij dhe rritjen e sportit për fëmijët tanë, pjesa tjetër është përfaqësimi kulturor, trashëgimia kulturore dhe atë e bëjmë me Diasporën tonë dhe duke qenë me bazë në Romë. Pjesa e përfaqësisë dhe aktiviteteve kulturore  e kam në dëshirë dhe në planet e mia. Viti i kaluar ka qenë i dedikuar për këtë histori të jashtëzakonshme të arbëreshëve dhe nuk është e rastësishme. 

Më tej ai theksoi se:

Qëllimi i parë është për të ndezur një dritë tek realiteti i të cilit ne e njohim më mirë por që është mjaft i rëndësishëm ku njerëzit tanë më shumë se 5 ose 6 shekuj në një vend tjetër si Italia janë bërë pjesë e përgjithshme e atij vendi. Kanë dhënë njerëz të rëndësishëm për Italinë. Kanë qenë thelbësorë edhe në momentin e rilindjes sonë për të mësuar si jetojnë. Mbi të gjitha për të pasur edhe një këndvështrim sa më natyral sepse dokumetarët, do të jenë me seri dhe janë bërë në mënyrë që mos të jetë në këndvështrim gazetaresk, e kemi bërë në një mënyrë që është sikur dikush ka dëgjuar për ta por nuk i njeh. Nuk e di ku janë, nuk e di si janë dhe si flasin. E kemi bërë në këtë mënyrë që të na ndjekin nëpërmjet njerëzve, t’i mësojmë arbëreshët. 

Duke qenë se për 600 vite e kanë ruajtur të gjithë këtë a nuk ndihet sikur në këto momente që i gjithë globi po përjeton globalizmin, rrjetet sociale a nuk është ky një moment i vështirë? Pra duke qenë pjesë e zhvillimit të gjuhës anglisht dhe jo vetëm ata nuk janë më të mbyllur dhe të ‘izoluar’ siç kanë qenë në fillim. A ka ndjerë Loriku një lloj rreziku?

Pika e parë pse e kemi bërë këtë është që ta mbajmë vetëm shqip – shqip – arbërisht. Edhe në mënyrën se si është komunikuar gjatë dokumetarit ndonjëherë nuk i kuptoj se çfarë thonë ata. Pas 600 viteve po kalojnë një moment të zinxhirit i cili po ndërpitet për aryset siç e thamë të globalizmit dhe për arsyen se është një pjesë e madhe e rinisë që ka ikur. Ato qyteza kanë filluar pak e nga pak të zbehen, jo nga përkatësia e të qenit arbëresh por nga pjesa e gjuhës që është thelbësore. Nga ana tjetër është një mrekulli antropologjike që për ne është një rast unik.

Arbëreshët i ka takuar nga afër, çfarë e ka emocionuar më shumë Lorik Canën dhe çfarë i ka bërë më shumë përshtypje?

Shumë gjëra, mënyrën se si e kanë të rrënjosur këtë përkatësi. Ne jemi munduar që të frymëzohemi nga ajo që kemi gjetur.