Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Dokumentari i ri mbi jetën e Kanye ka një buxhet prej një miliard dollarësh?

Një dokumentar i ri për Kanye West, që ka një buxhet prej një miliard dollarësh, ka shkaktuar një reagim të fortë te artisti. I udhëhequr nga Nico Ballesteros, dokumentari ka lënë një ndikim të thellë te Kanye, i cili ka shpërndarë mesazhe emocionuese me regjisorin.

Ai shkroi se filmi e bëri të ndihej si “i vdekur” dhe të shikonte pas në jetën e tij. “Ishte shumë i thellë,” ka thënë ai, duke i dërguar një mesazh falenderimi Nico-s.

Dokumentari ishte shumë i thellë… Ishte sikur kisha vdekur dhe po shihja pas gjithë jetën time

Regjisori e ka cilësuar mesazhin si “më të thellin/ndjerin” që ka marrë ndonjëherë, duke e përfunduar me një shenjë miqësore. Projekti, i mbështetur nga Goodfellas dhe Utopia, do të dalë në vitin 2025 dhe do të përshkruajë rrugëtimin e Kanye për t’u bërë njeriu më i pasur me ngjyrë në histori, duke zbuluar arsyet që e çuan atë të rrezikonte gjithçka për lirinë e tij.