Celebrities Gossip Showbiz

Dokumentari i Aviciit, çfarë mund të presin shikuesit?!

Një dokumentar i ri me fokus jetën e Aviciit ka prekur disa detaje të panjohura rreth DJ në ditët e fundit para vdekjes së tij. Tim Bergling, i njohur më mirë si Avicii, ‘shpërtheu’ në skenën muzikore në vitin 2011 me hitin e tij, “Levels”, përpara se të vazhdonte të publikonte një numër melodish të suksesshme gjatë viteve 2010, si “Wake Me Up” dhe “The Nights”. 28-vjeçari luftoi me probleme të shëndetit mendor dhe vdiq në mënyrë tragjike në vitin 2018. Por tani, detaje të reja janë shfaqur në lidhje me ditët e fundit para vdekjes së Aviciit, ndërsa një dokumentar mbi jetën e tij u shfaq premierë në ‘Festivalin e Filmit Tribeca’ gjatë verës.

Artisti suedez, i cili do të mbushte 35 vjeç më 8 shtator, ishte një person shumë privat, kështu që një dokumentar i hollësishëm që shikon jetën e tij ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen e fansave në të gjithë globin. Filmi, “Avicii: I’m Tim”, paraqet vetë artistin duke dhënë një rrëfim të marrë nga një intervistë e kaluar për karrierën e tij, si dhe pamjet e turneut të paparë më parë dhe pamjet e prapaskenave të procesit të tij krijues. Sipas përmbledhjes dokumentari nderon natyrën e tij brilante dhe paqësore.

Gjatë gjithë dokumentarit, Avicii pranoi se vuante nga ankthi, duke thënë se po ‘vriste veten’ me koncertet që po mbante. Jesse Waits, partneri menaxhues i një klubi nate në Las Vegas që ishte i afërt me artistin, tha: “E kuptova se ai po merrte qetësues. Ato pilula ndryshojnë mënyrën se si veproni dhe si ndiheni”. “I’m Tim” me regji të Henrik Burman, përfshin detaje ku Avicii u rrit në Stokholm të Suedisë. Filmi përmban gjithashtu intervista me familjen dhe miqtë e tij, si dhe kolegët e ngushtë brenda industrisë muzikore si Chris Martin i “Coldplay” dhe muzikanti amerikan Nile Rogers.

Pavarësisht premierës së filmit në ‘Festivalin e Filmit Tribeca’ më 9 qershor, aktualisht nuk ka asnjë konfirmim se kur do të publikohet dokumentari. Ndërkaq, familja e Avicii-t po dhuron sendet personale të DJ-t të ndjerë në një ankand bamirësie ‘unik dhe të veçantë’, gjashtë vjet pas vdekjes së tij tragjike. Njoftimi erdhi pasi Stokholms Auktionsverk zbuloi se gjërat e DJ-t dhe producentit suedez do të shiten në ankand personalisht dhe në internet për të mbështetur bamirësinë e tij.