I ftuar në emisionin e kësaj të shtune në “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë Ermand Mertenika, i cili në profesion është inxhinier bio-mjekësor. I përshkushtuar në punën e tij, ai tregon se ky profesion është unik dhe se janë të paktë profesionistët në këtë fushë në Shqipëri. Profili i inxhinierit Bio-Mjekësor ka të bëjë me instalimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e pajisjeve mjekësore të sektorëve të ndryshëm. Po ashtu përfshin dhe trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet dhe software-t e këtyre pajisjeve.
I pyetur nga Ilvi sesi është teknologjia në mjekësi në ditët e sotme, nëse ka avancuar apo jo, ai u përgjigj kështu:
Duke patur parasysh aktualisht që jetojmë në vitin 2024 dhe zhvillimi i teknologjisë ka ecur shumë përpara në ritme mjaft të shpejta e në rrugë të pakthyeshme, kuptohet që teknologjia ka një suport mjaft të rëndësishëm në sektorin shëndetësor. Në çdo sektor dhe po ta shohim edhe në aspektin beneficiar, ka bërë të mundur lehtësimin e punëve të mjekësve dhe kirurgëve në përgjithësi. Por ajo që mund të themi është se teknologjia asnjëherë nuk mund të funksionojë vetëm. Sepse siç e dimë teknologjia ose më saktë sistemet robotike nuk mund të funksionojnë vetëm. Ekziston një relacion ose një lidhje mjaft e ngushtë simbiotike midis mjekut dhe inxhinierëve.
Duke qenë se ne gjithmonë mundohemi të gjejmë zgjidhjet e gjërave në internet, përfshirë këtu edhe problematike të shëndetit, sa i saktë është Google për këto informacione?
Po ta shikojmë në një farë mënyre, platforma Google është database më e madhe globale, gjatë të cilës të gjithë qytetarët janë të interesuar të gjejnë informacione kryesisht shëndetësore. Por ajo që unë nuk kuptoj është se gjithmonë ka një impakt ose ka një frikë psiko-neurotike për tu drejtuar në sektorin shëndetësor. Dhe kjo është diçka që ne akoma nuk e kemi kuptuar përse këta njerëz kanë frikë dhe drejtohet direkt tek armiku numër 1 i mjekëve realë që është mjeku virtual, Doktor Google