Dojna Mema, moderatorja shumë e dashur ka njoftuar së fundmi se është në pritje të ëmbël. E teksa fotot dhe videot nuk munguan, ku Dojna shfaqet më bark të rrumbullakosur, apo duke njoftuar Vlashentin dhe familjen e tyre për lajmin e bukur, një tjetër postim i Dojnës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Vetëm pak minuta më parë, Dojna ka postuar një video ku shfaqet ajo bashkë më Vlashentin teksa gëzojnë kur mësojnë gjininë e bebit. Ngjyra blu e tullumbaceve dhe zbukurimeve përhapet kudo, teksa postimin Dojna e ka shoqëruar me mbishkrimin e mëposhtëm.
Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mi “Minecraft”, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça ti thuash pastaj? Mblidh legot?!
Postimi ka marrë shumë pëlqime dhe komente teksa fansat, por edhe personazhet publike nuk kanë humbur rastin të përgëzojnë nënën e re. Moderatorja ka marrë gjithë dashurinë e mundshme edhe në momentin kur dha lajmin e bukur dhe të gjithë ndjekësit shprehën komentet e tyre dashamirëse.
Siç e kemi përmendur edhe më parë, duket se “BBV” ishte ogurmirë për prezantueset dhe moderatoret, teksa edhe Arbana Osmani njoftoi se është në pritje të ëmbël. Lajmin e dha vetë moderatorja në finalen madhështore të “BBV”.