Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Prezantuesja është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.
Ditën e sotme djali i saj, Nolan Sol feston 1 vjetorin e lindjes dhe ajo çfarë mori vëmendjen ishte urimi i veçantë i saj për vogëlushin. Dojna ka ndarë pak më parë pamje nga fetsa e ditëlindjes së tij, të cilit i kishin zgjedhur tortën më të veçantë me një tabelë me destinacione të ndryshme nëpër botë dhe shkrimin:
Rreth botës për 365 ditë”
View this post on Instagram
Të gjitha nënat kanë endrra për të ardhmen e fëmijëve të tyre madje shumica e tyre dëshirojnë që fëmija i tyre të bëhet mjek, mësues, arkitekt apo avokat. Duket se edhe Dojna paska të njëjtën endërr për djalin e saj, por mesa duket ai ia ka prerë shpresat. Dojna ka postuar disa foto me Nolan, i cili shfaqet duke i rënë baterisë e duket se do të jetë një muzikant në të ardhmen dhe jo një mjek ashtu siç shpresonte moderatorja.