Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema na tregon se çfarë do të ndodhë në shtatzaninë e saj të rradhës!

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Që prej periudhës së shtatzanisë dhe sidomos tani pas lindjes së djalit të saj, jeta e Dojnës ka ndryshuar shumë. Tashmë moderatorja i përkushton shumë nga koha e saj djalit dhe dihet se sa përkushtim dhe mund i duhet një nëne për të rritur fëmijën e saj. E për këtë Dojna ka postuar një shkrim në Instagram në kontekstin e shakasë se herën tjetër që do të jetë shtatzanë ka vendosur të jetë babai.

Shtatzaninë e rradhës unë kam vendosur se dua të jem babai

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. Para pak ditësh bukuroshja ka postuar disa foto të saj në Instagram, ku na ka treguar kështu edhe një dëshirë të saj të parealizuar. Dojna duket e ulur në një motorçikletë Vespa ngjyrë të kuqe dhe është shprehur se gjithmonë ka dashur që të kishte një të tillë, por me ironi tregon se nuk ishte e zonja ta ngiste.

Në një nga postimet e fundit të saj në Instastory. Moderatorja na ka treguar se ditën e sotme ka bërë shopping me Vlashentin, ku na ka treguar edhe ‘fiksimin’ e tij, të cilin askush nuk e dinte por që janë bluzet me vija dhe se ai asnjëherë nuk mjaftohet me to.