Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.
Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj, ashtu siç ka qenë edhe një nga postimet e fundit të saj në Instastory. Moderatorja na ka treguar se ditën e sotme ka bërë shopping me Vlashentin, ku na ka treguar edhe ‘fiksimin’ e tij, të cilin askush nuk e dinte por që janë bluzet me vija dhe se ai asnjëherë nuk mjaftohet me to. Në postim Dojna shkruan:
Sepse Vlashent Sata nuk ka asnjëherë mjaftueshëm bluze me vija
E padyshim tanimë dhe bisedat ‘online’ që ajo bën me ndjekësit nuk mund që të mos lidhen me të birin dhe në ‘Ask-un’ më të fundit një prej tyre e ka pyetur bukuroshen nëse e ka menduar se si do të sillet me nusen e saj. Edhe pse Nolan është ende shumë i vogël, prezantuesja e ka të qartë përgjigjen e kësaj pyetje.
Rikujtojmë se para disa ditësh, Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në Instastory, moderatorja ka tregbluzeuar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.