Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre.
Çifti nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në këtë episod të fundit të ‘Më lër të flas’.
Fillimisht, Dojna na tregoi për momentin e parë kur mësuan për fëmijën që do të vinte në jetë dhe si reagoi gyshja e saj e famshme tanimë në rrjete sociale.
U lumturuam shumë që ishte djalë se ne jemi familje gocash. Gjyshja thotë ti vetëm linde se ne do jemi këtu, do kujdesemi ne. Ka dalë një problem në familjen tonë se si do i thotë fëmija gjyshes time se nënë do i thërrasë mamin tim.
Fjalët e ëmbla të Vlashentit për Dojnën nuk munguan në intervistën e tyre të parë ekskluzive gjatë shtatzanisë së bukuroshes për episodin e fundit të ‘Më lër të flas’.
Dojna është njeri i jashtëzakonshëm. Do jetë super mama. Ka një problem se shqetësohet shumë se jep zemrën në gjithçka, jep shumë. Thjesht do doja të ruante veten, jam i sigurt se do të jetë një mama shumë e mirë.
Prezantuesja gjithashtu na rrëfeu dhe momentin e veçantë të propozimit dhe planet e dyshes për të jetuar në të ardhmen.
Ky më ka propozuar një ditë para ditëlindjes time dhe më thotë Vlashenti ‘hajde në Barcelonë për një natë dhe kthehu prapë për emisionin’. Unë thashë me vete po ky çfarë pati. Po jo vetëm më thotë, po me mamin, me motrën. Ishin gjithë turistët që do na shihnin dhe unë gjithmonë kam dashur një propozim madhështor por pikërisht në atë moment nuk e doja më. Kam dëshirë që të jetojmë mes dy vendeve. Për momentin me djalin, jo nuk dua të largohemi nga këtu. Ta bëjmë djalin dy-tre vjeç të paktën.