Së fundmi aktori i njohur Will Smith ka shpjeguar se si roli i tij në filmin “Emancipation” ndikoi tek ai. Duke folur me Kevin Hart në shfaqjen e Peacock “Hart to Heart”, ai zbuloi se:
Unë shkova shumë më tej në filmin Emancipation.
Gjatë intervistës, aktori i “The Pursuit of Happyness” përmendi se kur e mendon personazhin e tij e bën atë të përlotet.
Sapo e përmend, më vjen të qaj.
Me regji nga Antoine Fuqua, filmi “Emancipation” u bazua në historinë e vërtetë sa i përket shpëtimit nga skllavëria dhe kjo u frymëzua nga fotografia e famshme e vitit 1863 Whipped Peter. Smith vazhdoi duke thënë se:
Doja të ndjeja degradimin e skllavërisë dhe shkova shumë larg. Niveli i brutalitetit njerëzor, çfarë do t’i bëjmë njëri-tjetrit.
Duke kujtuar kohën e xhirimeve, ylli i “I Am Legend” zbuloi se ekipi nuk ishte në gjendje t’i hiqte zinxhirët e qafës, duke shkaktuar panik tek aktori në xhirime.
Ju thoja ‘Dua peshën e vërtetë. Unë dua zinxhirët e vërtetë’.
Smith deklaroi:
Pra, ata morën zinxhirë të vjetër dhe i vendosën në qafën time dhe po e përshtatnin atë për madhësinë dhe unë isha duke qëndruar aty dhe mjeshtri i rekuizitës erdhi të vendoste çelësin dhe nuk funksionoi. Dhe unë në atë moment thashë, ‘Oh jo. Will, relaksohu’. Dhe unë isha duke qëndruar atje dhe ata po vraponin përreth dhe nuk mund të më nxirrnin prej aty.
Megjithatë, ai u çlirua nga zinxhirët, por personazhi qëndroi me të për një kohë të gjatë.
Ishte një nga përvojat më të mëdha që kam pasur ndonjëherë si aktor. Personazhi Peter më prezantoi me Zotin. Besimi im u forcua pasi punova në atë film.