Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Doja t’i thyeja mikrofonin kokës…”/ Habit Kastro Zizo në “Top Arena”: Kush vjen idiot do të dalë më shumë seç ishte!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Këngëtari Kastro Zizo ka zhvilluar një pyetësor me moderatoren Alesia Bami, në “Top Arena”. Ai zbuloi disa detaje nga puna e tij, ku gjatë punës në podcast-et e tij ka menduar t’i hedhë në kokë të ftuarit mikrofonin.

Alesia Bami: A është e vërtetë që podcastin tënd ke dashur t’ia thyesh në kokë mikrofonin një të ftuari sepse të shkatërroi nervat.

Kastro Zizo: Jo, por e kam menduar shumë herë ta bej. Nuk e kam bërë asnjëherë, por e kam menduar për shumë të ftuar.

Alesia Bami: Kush ka qenë ky fatkeq?

Kastro Zizo: Nuk e them kush është. Kush vjen tek unë, që ka një farë brumi do të dalë me më shumë, kush vjen idiot do të dalë më idiot seç ishte.