Bota Botë e Çuditshme

“Doja t’i jepja fund vuajtjeve të tyre…”/48-vjeçari pranon se ka vrarë katër të moshuar!

Një 48-vjeçar italian akuzohet për vrasjen e katër të moshuarve, për të cilët kujdesej gjatë 10 viteve të fundit, raportojnë mediat italiane. Mario Euticia, 48 vjeç, u paraqit në një stacion karabinierësh në Caserta, Italia jugore, duke marrë përgjegjësinë për vdekjen e katër personave për të cilët ai kujdesej.

“Dua që dikush të më arrestojë. Duke vazhduar punën, ndoshta do ta bëja përsëri”-tha ai, shkruan Corriere della Sera. “Doja t’i jepja fund vuajtjeve të tyre”-shtoi burri. Siç shkruan Corriere, katër të moshuarit vuanin të gjithë nga kanceri dhe Mario Euticia i vrau duke rritur dozën e barnave që merrnin, përfshirë ato për dhimbjet.

Dy nga viktimat e tij janë identifikuar, një 95-vjeçar që vdiq marsin e kaluar dhe një 88-vjeçar i cili vdiq në dhjetor 2023, vdekja e të cilit nuk u konsiderua e dyshimtë duke pasur parasysh kushtet e tyre mjekësore. Dy vdekjet e tjera, për të cilat ai akuzohet, kanë ndodhur në vitin 2014 në qytetin Latina, jo shumë larg Romës, por viktimat ende nuk janë identifikuar.