Celebrities Gossip Showbiz

“Doja të testoja nëse i besonte Heidit…”, Juli zbulon lojën që u bëri banorëve!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Jul Deda ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Juli foli për rrugëtimin plot sfida dhe aventura në këtë edicion të tretë , ku ai tregoi një lojë që ka bërë me Heidi Bacin dhe Romeo Veshajn 12 ditë para finales së madhe. Deda ka provokuar Romeon duke i thënë se ka pasur gjatë gjithë kohës një aleancë me Heidin, e kjo vetëm për të parë reagimin e tij. Heidi e ka kundërshtuar dhe gati sa nuk qau kështu Juli nuk e vazhdoi më lojën dhe i tregoi të vërtetën.

Bieta: Ti ke deklaruar aleancë atje edhe me Heidin.

Juli: Ajo është shumë e bukur, ia bëra Romeos për lojë. Sepse të gjithë më kanë akuzuar ke bërë aleancë me këtë, ke bërë aleancë me atë. I thashë Romeo meqenëse jemi 12 ditë para finales, po tha them të vërtetën. I thashë edhe Bacit, apo jo t’ja themi. Baci thoshte çfarë do i thotë ky. Edhe i thosha apo jo, edhe ia merrja konfirmimin edhe asaj.

Bieta: Pra një shkelje syri paska pasur.

Juli: Me Bacin një shikim në sy ka pasur gjithmonë. I thashë e vetmja aleancë që kam patur në shtëpi është me Heidi Bacin. “Nuk është e vërtetë” ia bënte. I thashë është e vërtetë, ti merre si të duash. Desh më qau dhe i thashë vetëm mos më qaj këtu se nuk është e vërtetë, qesha edhe vetë dhe e kuptoi dhe ai që ishte loje. Pastaj më thirrën në dhomë të rrëfimit e më thanë mua “ç’është kjo aleancë që na doli sot”? I thashë që nuk është e vërtetë, thjesht doja t’ju tregoj sesa e njeh Romeo Heidin, se po ta njohë Romeo Heidin, nuk ma merr për të vërtetë mua, thjesht është i sigurt në atë marrëdhënie dhe kaq.