Mbrëmjen e sotme ka nisur emisioni i shumëpritur në valët e Top Albania Radio, i cili titullohet “Big Brother Radio”. Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP”. Me prezantuesit Elona Duro & Eni Shehu, sot ka qenë e ftuar në studio edhe Efi Dhedhes.
Si është për banorët e vjetër të shohin se edicionet vijojnë dhe fytyra të reja bëhen pjesë e këtij formati?
Ishte shumë bukur. Më pëlqyen të gjithë banorët që kanë hyrë këtë vit. Më pëlqyen të gjithë për çështjen e karakterit dhe mënyrës se si do të lidhen të gjithë me njëri-tjetrin dhe e di që do të dalë diçka shumë e bukur. Pavarësisht se është parë tani dhe kanë filluar debatet shumë herët dhe e di që kështu që do vazhdojë e uroj të mos fiken. Po shoh një rrëmujë totale. Ajo gjë që unë vë re është se shoh shumë antagonistë për momentin, por protagonistin nuk e kam gjetur akoma.
Si funksionojnë strategjitë brenda lojës, sipas Efit? A duhet të jesh si fillim një person i heshtur e më pas të shfaqesh dominant në lojë apo e kundërta?
Kjo është diçka që secili ka mënyrën e vet dhe nuk do të thotë që është e prerë që nëse ti bë këtë strategji do dalësh i fituar apo nëse bën të kundërtën do të dalësh më i fituar. Unë mendoj që ‘blerja’ si fillim është mënyra më e mirë. Të blesh. Unë kam qenë e heshtur dhe me sa mbaj mend kam duruar. Kam dashur t’i njoh personazhet një e nga një dhe pastaj të reagoj. Nuk më pëlqen të reagoj.
Këtu mund të përmendim rastin kur Luizi u shpreh rreth sëmundjes së tij në BBV dhe Efi zgjodhi të presë e të mos japë direkt një opinion rreth situatës.
Jam njeri shumë empatik dhe i jap mundësinë njerëzve që t’i njoh përpara se të veproj. Është e thjeshtë t’i prishësh raportet, por t’i krijosh është e vështirë, pavarësisht se unë doja që të mos krijoja fare marrëdhënie shoqërore. Pavarësisht se ndodhi, por…