Këngëtarja e famshme Doja Cat,jë këngëtare dhe tekstshkruese amerikane, e njohur për stilin e saj unik dhe muzikën që kombinon elemente të pop-it, hip-hop-it dhe R&B-së, duket se ka konfirmuar lidhjen e saj me aktorin e “Stranger Things”, Joseph Quinn. Një aktor britanik, i njohur për rolin e tij si Eddie Munson në sezonin e katërt të serialit të famshëm “Stranger Things”. Çifti u pa së bashku në Londër gjatë fundjavës së kaluar, ku kaluan kohë të këndshme në një pijetore dhe shfaqën një nivel të lartë afeksioni publik.
28-vjeçarja e quajtur me emrin e saj të vërtetë Amala Dlamini, u fotografua duke u përqafuar dhe duke kaluar momente të ngrohta me Joseph Quinn, 30 vjeç, në Camden. Ky akt është parë nga shumë si një konfirmim i lidhjes së tyre, duke qenë se ata u panë duke ecur dorë për dore dhe duke shprehur dashuri në publik.
Spekulimet për marrëdhënien e tyre kishin nisur dy vite më parë, kur Doja Cat bëri një postim në Twitter ku shprehte admirimin e saj për Quinn. Ky postim pati një jehonë të madhe në rrjetet sociale dhe përshkoi interes të madh. Një tjetër episod i njohur në këtë histori është kur Doja Cat kishte dërguar një mesazh privat Noah Schnapp, një tjetër aktor i “Stranger Things”, duke kërkuar që ai të ndihmonte në lidhjen e saj me Quinn, çka shkaktoi një grindje publike.
Për momentin, përfaqësuesit e Doja Cat dhe Joseph Quinn nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare për spekulimet mbi marrëdhënien e tyre. Megjithatë, veprimet dhe interaksionet e tyre të fundit sugjerojnë se ata po e shijojnë këtë periudhë së bashku dhe po e bëjnë marrëdhënien e tyre më të dukshme për publikun dhe mediat.