Daljet e fundit të këngëtares së famshme Doja Cat kanë qenë mjaft të çuditshme për syrin e publikut dhe është komentuar shumë në rrjetet sociale rreth arsyes se pse ajo ka ndryshuar stilin e saj të veshjes. Së fundmi, ajo ka habitur fansat pasi doli me qime në fytyrë në Javën e Modës në Paris, disa ditë pas daljes së saj “të kristaltë”.
Vetëm në fillim të kësaj jave me paraqitjen e saj në shfaqjen e Schiaparelli, këngëtarja 27 vjeçare mahniti ndjekësit pasi vendosi të mbulojë trupin e saj me më shumë se 30,000 gurë Swarovski. Look-u i saj u realizua nga artistja Pat McGrath, e cili ka treguar se iu deshën gati 5 orë. Durimi sublim i Dojës gjatë këtyre orëve, që iu deshën për të krijuar pamjen, të aplikuara me dorë, ishte frymëzuese.
Por dje ajo vazhdoi kaosin e saj të modës, duke i çuar fansat në furi me një pamje tjetër të guximshme dhe tashmë është quajtur “ikonë” nga disa. Ajo u fotografua e veshur me një pallto të gjatë kafe, me pantallona të ngjashme, duke përfunduar pamjen klasike me një këmishë jeshile e të bardhë dhe syze dielli me ngjyrë blu. Detaji që bëri diferencën ishte në fytyrën e saj. Ajo kishte vendosur qerpikë false në pjesën e vetullës dhe mjekrës, duke krijuar kështu formën e mustaqeve. Ndjekësit thonë se ajo po sjell gjithë argëtimin në javën e modës.
Pamja e saj me sa duket ishte një përgjigje për disa që nuk e pëlqyen pamjen e saj të kuqe të ndezur nga koka te këmbët këtë javë, pasi Doja publikoi një mesazh të shkurtër në Instagram përpara se të dilte në publik:
Nëse qerpikët janë ato që të gjithë dëshironi, atëherë qerpikët janë ato që do të merrni. Shihemi te Viktor dhe Rolf.
Ndjekësit u mblodhën në Twitter për të transmetuar mendimet e tyre për pamjen e saj të fundit, të cilët u shprehën se Doja Cat shkon në shfaqjet më të mira të “Haute Couture” dhe ende gjen një mënyrë për të vjedhur shfaqjen. Është e vërtetuar tashmë se artistja e bën javën e modës në Paris më interesante dhe argëtuese.