Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Ditën e sotme teksa qëndronin në oborr, Romeo dhe Heidi kanë biseduar rreth jetës së tyre pasi të mbarojë ‘BBV3″. Romeo i është shprehur se pasi të dalin do të jetojnë bashkë te shtëpia e tij, gjë të cilën Heidi nuk e ka pritur mirë dhe nuk e ka pranuar duke i thënë se po tallet.
E di që po tallesh me atë fytyrë, të njoh!
View this post on Instagram
Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja dhe mabrimi i këtij edicioni. Ditën e sotme Juli u shpreh se debatet dhe hatërmbetjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do ti lërë aty. Ndërkohë i pyetur se me cilin nga banorët do ruaj miqësinë jashtë apo me cilin nuk do të ruaj fare kontakt, Juli u përgjigj.