Celebrities Gossip Showbiz

“Do vdisja të zgjohesha për flokësh…”, Olta Gixhari poston videon e parë me të voglin e saj!

Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, ka pak ditë që është bërë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë dhe nuk ngurroi që të ndante foto me të në rrjetet sociale.

Mëngjesin e kësaj të enjte, ish-banorja e “Big Brother VIP2” ka publikuar disa pamje të të birin, me të cilin shfaqet duke e mbajtur në krahë. Por sigurisht që Gixhari nuk mund të mos bëjë komente “epike” në videot e saj, teksa tregon se “zgjohet për flokësh” nga i biri.

Olta dha lajmin e bukur disa muaj më parë, në finalen e “Dancing With The Stars”. Më pas në fillim të muajit shkurt aktorja organizoi festën e “gender reveal”, në të cilën u zbulua edhe gjinia e fëmijës. Olta konfirmoi se ishte në pritje të një djali, duke u plotësuar kështu dëshira e Amarit. Ajo u shpreh falënderuese ndaj Zotit për gjënë më të shtrenjtë që ka, familjen. Bashkangjitur postimit ajo shkruante: