Celebrities Gossip Showbiz

“Do vdes për ty o ndyrësira ime…”, Françeska i hedh trëndafila në pishinë banores!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e djeshme pas mbarimit të prime-t, banorët kanë qenë shumë të nervozuar e ndër debatet e të bërtiturat nuk kanë munguar edhe gjestet e papërmbajtshme. Teksa Egla lahej në pishinë, Franceska i hedh trëndafila drejt saj dhe me ironi i thotë:

Bravo, të vdes fare unë për ty o ndyrësira ime, veç dashuri e puthje do kesh nga unë. Dashurinë tani e tutje e ke vetëm nga unë, të premtoj, ajo meriton gjithçka mbrapsht, kam dëgjuar mjaftueshëm, nuk është bërë Egla Ceno me tall b*thën me mua…

 

Françeksa teksa mbante një gotë vere në dorë, duke u shprehur me mllef ndaj fjalëve të Heidit për të, ka përplasur nga inati gotën në tokë, ku ciflat e saj janë shpërdarë dhe kanë prekur Julin, i cili fatmirësisht nuk u lëndua.