Tech

Do t’u japë përdoruesve të Android një surprizë, kodi i fshehur zbulon veçorinë e Play Store!

Aktualisht, kur instaloni një aplikacion Android nga “Google Play Store”, kur procesi i instalimit përfundon, ju ktheheni në listën e “Play Store” për aplikacionin me tre zgjedhje; çinstaloni aplikacionin, hapni aplikacionin ose vazhdoni të shfletoni “Play Store” për më shumë aplikacione.

Nëse dëshironi të përdorni aplikacionin e ri menjëherë, duhet të shtypni “Open”. Por a ka vërtet kuptim kjo?  Së shpejti, aplikacionet Android të instaluara nga Play Store mund të hapen automatikisht pasi të instalohen. Në versionin 41.4.19 të Play Store, u zbulua kodi që sugjeron se Google është duke punuar në një veçori të quajtur “Application Auto Open”, i cili, duke hapur automatikisht aplikacionet menjëherë pas instalimit, do t’ju kursejë pak kohë.

Një banderolë në pjesën e sipërme të ekranit do të shfaqet për pesë sekonda pasi të aktivizohet hapja automatike e aplikacionit. Përveç njoftimit vizual të përdoruesit, njoftimi do të bëjë gjithashtu një zhurmë ose dridhje në varësi të mënyrës se si është konfiguruar telefoni. Përdoruesit e Android do të jenë në gjendje të aktivizojnë ose çaktivizojnë funksionin, megjithëse do të aktivizohet si parazgjedhje. Nuk dihet kur ose nëse do ta shohim këtë veçori të disponueshme për Google Play Store, por është diçka që Google po e konsideron seriozisht si një shtesë e dobishme për përdoruesit e Android.