Një studim i fundit ka nxjerrë në pah arsyet pse përdorimi i tharëseve të duarve në tualetet publike duhet shmangur. Ruth, një studiuese e njohur në rrjet me emrin Devon Science, ka publikuar një eksperiment që tregon se këto pajisje mund të jenë shumë më të ndotura nga sa mendohet.
Në një video që ka arritur 4.7 milionë shikime, ajo përdor një mikroskop për të analizuar ajrin që nxjerr një tharëse duarsh dhe gjeti një numër të madh bakteresh dhe myqesh që ishin përhapur në sipërfaqen e xhamit mikroskopik.
Ruth shpjegoi se bakteret që krijohen në këto pajisje nuk vijnë vetëm nga përdoruesit, por mund të jenë të pranishme edhe brenda vetë mekanizmit të tharëses, duke shpërndarë mikroorganizma të dëmshëm në ajrin e tualetit. Në një tjetër eksperiment, ajo krahasoi tharësen me letër higjenike dhe vërejti se, ndonëse edhe letra kishte disa bakterie, ato nuk ishin në të njëjtin nivel si në ajrin e tharëses.
Ky hulumtim ka nxitur reagime të shumta nga përdoruesit e rrjetit, disa prej të cilëve kanë shprehur shqetësimin se, sidomos në ambientet shëndetësore, heqja e letrave tharëse dhe përdorimi i këtyre pajisjeve mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Pas kësaj, shumë qytetarë kanë sugjeruar që, për të ruajtur higjenën, është më mirë që njerëzit të shkundin duarsh ose t’i fshijnë ato në rroba, në vend që të përdorin tharësen e duarve.