Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Do ti kaloja edhe 1000 herë të tjera ato sfida…”/Në 1-vjetorin e njohjes Kiara Tito bën dedikimin më emocionues për Luiz Ejllin!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito këto ditë përveç gëzimit të festave, festojnë edhe përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja, tashmë tepër e popullarizuar u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Më 24 dhjetor të vitit 2022, këngëtari dhe moderatorja u bënë pjesë e reality show-t, ku patën një rrugëtim të gjatë, të bukur dhe plot të papritura.

Luizi e shprehu që në fillim pëlqimin për Kiarën, ndërsa kjo e fundit ishte kundër krijimit të një lidhje. Por me kalimin e ditëve aty brenda, këngëtari arriti që t’i fitonte zemrën moderatores. Madje brenda shtëpisë së BB VIP, Ejlli vendosi që t’i propozonte Titos për martesë dhe sigurisht që ajo tha “PO”. Gjithashtu në finalen e madhe ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Tashmë çifti i dashur për publikun shumë shpejt do të bëhen prindër. Kiara është në pritje të ëmbël dhe pret një vajzë. E teksa ka kaluar fiks 1 vit nga njohja e tyre, Kiara ka vendosur që të bëjë një dedikim të ëmbël partnerit të saj, si dhe ka falënderuar të gjithë ata që besuan te dashuria e tyre. Moderatorja e njohur ka postuar një video në “Instagram”, ku janë shkëputur momente të ndryshme nga qëndrimi i tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Si sot 1 vit më parë, jeta ime dhe e jotja do të ndryshonin përgjithmonë. Sikur ta dija përfundimin e lumtur të kësaj historie, do ti kaloja edhe 1000 herë të tjera ato sfida, vuajtje dhe peripeci. Në 24 dhjetor 2022, të takova ty, që më mbushe shpirtin plot dhe më dashurove pa kushte, unë si shpërblim të dhashë ty dhuratën më të bukur në jetë 👼🏻. Gëzuar 1-vjetorin! Të dua përjetësisht dhe faleminderit që më ke bërë të besoj në përralla, sepse çdo gjë që ti ke bërë për mua ka qenë perfekte. Kjo video në fakt është dhe për këdo që në jetë shpreson çdo ditë, mos reshtni kurrë së besuari sepse më e mira do të bëhet për secilin. Çdo vit i ri, është një kapitull i ri në jetën tuaj. Faleminderit edhe njeherë të gjithëve, që besuat tek ne dhe na mbeshtesni çdo ditë e më shumë njësoj sikur të ishte dita e parë. #Luki Ju duam!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)